Kupa e Shqipërisë: Fiton Tirana, Laçi dhe Teuta. Dinamo mposht Flamurtarin
Ditën e sotme është luajtur turi i parë i Kupës së Shqipërisë, teksa në Grupin A janë kualifikuar ekipet favorite.

Kështu, Tirana ka mposhtur me rezultatin 4-1 Shkumbinin, teksa për bardheblutë ka shënuar një dopietë talenti Ernest Muçi, i cili pritet të udhëheqë sulmin e kryeqytetasve edhe në kampionat.

Sukses me thjeshtësi edhe për Laçin me Teutën që mposhtën respektivisht Vorën dhe Tërbunin me rezultatet 3-0 dhe 4-0.

Ndërkohë, Bylisi ia doli me sukses përballë Veleçikut duke fituar me shifrat 2-1. Sakaq, bie në sy suksesi i Dinamos përballë Flamurtarit duke eliminuar vlonjatët nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend. /VipSport/

Rezulatet e ndeshjeve, Grupi A:

Tirana-Shkumbini 4-1
Shënues: 26′ autogol Ramazani, 39’Vrapi, 41’Muçi, 73’Muçi/ 52′ Mustafaraj

Laçi-Vora 3-0
Shënues: 6’Nuabueze, 18’Malota, 46’Nuabueze

Teuta-Tërbuni 4-0
Shënues: 37’Jazxhi, 38’Kapllani, 52’Gruda, 54’Vila

Bylis-Veleçiku 2-0
Shënues: 12′ Lika, 34’Trumci

Flamurtari-Dinamo 1-2
Shënues: 75’Mukoj/ 68’Xhixhiua, 90’Diego Da Silva

Kastrioti-Burreli 2-1
Shënues: 55’Shkalla, 82’Okebugu/ 75’Mallunxa

Besëlidhja-Egnatia 1-1 (në vazhdim)
Shënues: 66’Hoxha/ 61’Magani

Korabi-Erzeni 2-0
Shënues: 68’Skuka, 84’Xhabrahimi
Shtuar më 01/11/2020, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori