KUPA/ Inter - Napoli, formacionet e mundshme: Kthehet Lautaro Martinez
Pasi humbin derbin, Lautora wshtw gati tw rikthehet nw fushwn e blertw nw gjysmw finalen e kupws sw Italisw pwrballw Napolit sonte nw "San Siro".

Argjentinasi Lautaro Martinez ishte i suspenduar për ndeshjen e zikaltërve kundër Milanit të dielën, të cilin Interi e fitoi me rezultat 4;2. Megjithatë, tani ai pritet të jetë titullarë përkrah Romelu Lukakus në San Siro, ku Interi do t’i presë djemtë e Gennaro Gattusos.

Antonio Conte do t’ia japë Daniele Padellin edhe një mundësi për ta dëshmuar vetën si portier dhe mund ta lërë edhe 20-vjeçarin Alessandro Bastonin në vijën e mbrojtjes, bashkë me Milan Skiriniarin dhe Stefan De Vrijin, për ta testuar edhe më tutje skemën e tij 3-5-2.

Victor Moses dhe Cristiano Biraghi pritet t’i japin Ashley Youngut dhe Antonio Candrecas pak kohë për të pushuar dhe Stefano Sensi duket se preferohet të jetë titullar në mesfushë para Christian Eriksenit.

Napoli vjen në këtë ndeshje pas një tjetër dështimi në ligë dhe do të tentojë të kthehet fuqishëm pas disfatës me rezultat 3:2 kundër Lecces në San Paolo në fundjavën e kaluar.

Gattuso do ta zëvendësojë Alex Meretin e lënduar me David Ospinan. Kalidou Koulibaly dhe Kostas Manolas mund të kthehet si dyshe në qendër të mbrojtjes, ndërsa edhe Fabian Ruiz pritet të kthehet në formacion të parë për të bashkëpunuar në mesfushë me Diego Demmen dhe Eljif Elmas.

Në repartin e sulmit, trajneri pritet ta mirëpresë kthimin e Dries Mertens, i cili mund të luajë si qendërsulmues me mbështetje nga Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon në dy krahët e sulmit.

Formacionet e mundshme:

Inter: Padelli; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozovic, Sensi, Biraghi; Sanchez, Lautaro

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Elmas, Demme, Fabian; Callejon, Mertens, Insigne

Gjyqtari: Calvarese (VAR: Mariani)
Shtuar më 12/02/2020, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori