Interi dhe Juventus do të ballafaqohen shumë shpejt mes tyre. Këtë sezon, zikaltrit dhe bardhezinjtë do të përballen dhe tre herë të tjera midis tyre, ku dy sfida janë për Kupën e Italisë dhe njëra në
kampionat.
Së fundmi, janë zbuluar datat dhe oraret e dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Ballafaqimi i parë në këtë kompeticion mes Contes dhe Pirlos do të luhet në 2 shkurt në stadiumin “San Siro” të Milanos, ora 20:45.
Akti i dytë zhvillohet një javë më pas (9 shkurt) në “folenë” e bardhezinjve, “Allianz Stadium”, ora 20:45.
Kujtojmë që 11 ditë më parë
Interi mposhti në
kampionat Juventusin me rezultatin 2-0 falë golave të Arturo Vidalit dhe Nikolo Barelas.
Juventusi
eliminoi në çerekfinale SPAL-in dje 4-0, ndërsa para dy ditësh,
Interi eliminoi Milanin 2-1.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 11:40