Kuqezinjtë hakmerren ndaj Rumanisë, U-19 shpallet kampion në Romë (VIDEO)
Në pjesëmarrjen e pestë, Kombëtarja shqiptare U-19 fiton “Roma Caput Mundin”, turneun miqësor që u zhvillua prej 27 shkurtit në kryeqytetin italian.

Skuadra e Erjon Bogdanit e bëri të vetin trofeun pasi mposhti 2-0 në finale bashkëmoshatarët e Rumanisë, shkruan Panorama

U-19 fiton Roma Caput Mundi

Golat e Sadik Çelës në pjesën e parë dhe zëvendësuesit Mikelanxhelo Metolli në të dytën u dhanë suksesin kuqezinjve të vegjël, të cilët e dominuan lojën.

Kjo është një hakmarrje ndaj Rumanisë, që në edicionin e shkuar në mposhti 5-0 në finale.


Ekipi ynë përfaqësues e nisi ndeshjen me këta lojtarë: Alia, Arapi, Çela, Abara, Sufaj, Rama, Rada, Gashi, Myrteza, Bushaj, Pjetri.

Për të mbërritur deri në finale, Shqipëria fillimisht mposhti 2-1 Maltën, mandej 2-0 përfaqësuesen e kolegjeve të Anglisë dhe në gjysmëfinale triumfoi 4-2 me penallti ndaj amatorëve të Italisë, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola./albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori