Kuqezinjtë shënojnë dy gola, mundin Lihtenshtajnin
Albeu.com
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar mbrëmë me rezultatin 2-0 në një ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin. Dy golat janë shënuar në pjesën e parë të lojës.Golashënuesi i parë ishte futbollisti Jahmir Hyka, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në atë të 18-të, Edmond Kapllani ka shënuar golin e dytë, gol që ka vulosur përfundimisht këtë ndeshje.
Gjatë gjithë ndeshjes, kuqezinjtë kanë qenë superior ndaj skuadrës së Lihtenshtajnit, megjithëse një skuadër modeste.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është me Suedinë me 6 shtator.
Shtuar më 22/08/2008, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori