Kuqezinjtë frymëzohen para Armenisë, falin namazin e Xhumasë (FOTO LAJM)

Futbollistët e Kombëtares falin Xhumanë në Xhaminë Riza Bajrami në Durrës në drejtimin e imamit Lauren Luli
Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga ndeshja e rëndësishme me Armeninë në "Elbasan Arena" futbollistët e Kombëtares shqiptare kenë përfituar nga disa orë pushimi të dhëna nga tekniku Gianni De Biasi për të kryer edhe ritet e tyre fetare.

Kuqezinjtë, ashtu siç shihet edhe në fotot që ju sjell më sipër Portali Albeu, kanë falur namazin e xhumasë (së premtes) në xhaminë e re të Durrësit, "Riza Bajrami".

Para një ndeshje që pritet me shumë ankth dhe shpresë nga të gjithë shqiptarët, futbollistët e Kombëtares kanë nevojë edhe për pak qetësi shpirtërore.

Në namaz kanë qënë 13 futbollistë të Kombëtares, Lorik Cana, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Debatik Curri, Ervin Bulku, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Valdet Rama, Andi Lila, Armir Abrashi dhe Armando Sadiku, përcjell Portali Albeu.

Shpresojmë që lutjet e tyre të jenë pranuar dhe të dielën në mbrëmje ti dhurojnë të gjithë kombit shqiptar momente të paharrueshme.

Pas xhumasë, futbollistët janë pritur nga kryevaizi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli, i cili u foli futbollistëve për rëndësinë e përfaqësimit sa më të denjë të kombit shqiptar edhe në evenimente të tilla ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2015, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori