Kur do të kthehet Pogba nga lëndimi? Solskjaer konfirmon datën
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka konfirmuar se Paul Pogba do të jetë në dispozicion të tij që prej ndeshjeve të dhjetorit, pasi që do t’i shfrytëzojë edhe ndeshjet e ekipeve kombëtare për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij.

Mesfushori francez, Paul Pogba, ka qenë jashtë fushës së blertë që nga barazimi 1:1 me Arsenalin në Old Trafford në kuadër të Premierligës, më 30 shtator.

Manchester Unitedi i ka zhvilluar tri ndeshje në të gjitha garat që nga atëherë, vetëm tri prej të cilave i kanë fituar, ndërsa dy të tjera i kanë barazuar dhe dy i kanë humbur.

26-vjeçari ka zbuluar se ai do të duhet të mbajë paterica edhe për shtatë ditë të tjera e pastaj do të fillojë një program dyjavor të rehabilitimit nga lëndimi i tij.

Para përballjes së Manchester Unitedit kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës të enjten, Solskjaer e konfirmoi afatin kohor të procesit rikuperues të Pogbas, duke insistuar se ai do të punojë shumë për t’u kthyer në fushën e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Ai [Pogba] e ka thënë edhe vetë. Nuk do të duhet edhe shumë kohë që ai t’i largojë patericat. Ai do të punojë shumë pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtareve dhe shpresoj se do të na kthehet në skuadër", ka thënë Solskjaer.

Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e nëntorit të Kombëtares së Francës, që do të thotë se nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të vijë në Shqipëri për ndeshjen kundër kuqezinjve për kualifikimet në EURO 2020.
Shtuar më 06/11/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori