"Kur ju flisja për Kumbullën nuk më besonin", Rrahmani: Shpresoj të fitojë Lacio Serinë A, por Juventus është i fortë
Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zbuloi se nuk është ndjerë i befasuar nga paraqitjet në fushë të Marash Kumbullës, megjithëse para këtij sezoni nuk kishte debutuar në Serinë A.

Në lidhje direkte me “Supersport”, 25-vjeçari konsideroi Lacion si skuadrën më të vështirë që është përballur në kampionatin italian këtë sezon. Në lidhje me objektivat e skuadrës së tij Veronës këtë sezon, Rrahmani shtoi se nëse ekipi merr 40 pikë, atëherë mbijetesa në Serinë A është realizuar, pavarësisht se verdheblutë po bëjnë një sezon shumë të mirë.

Për sa i përket Marash Kumbullës, Rrahmani shtoi se shokët e skuadrës nuk e besonin se futbollisti i Shqipërisë do të shpërthente në Itali në kohën kur stërvitej me skuadrën e parë të Veronës.

“Skuadra më e fortë në Serinë A – Nuk e di, besoj se Lacio është skuadra më e rrezikshme që kemi luajtur. Në ndeshjen 0-0 me ta edhe ne kishim raste, ata dy shtylla. Ishim ne me fat.

Kupat e Europës – Në fillim të sezonit, por edhe tani e kemi ende objektiv mbijetesën. Po të arrinim diçka më shumë, natyrisht që do të bëjë histori për Veronën Besoj me 40 pikë do të ishim të sigurtë.

Kumbulla – Ai nuk kishte bërë paraqitjen me ekipin e parë. Nuk më besonin kur u thosha që luante mirë. Unë nuk jam i befasuar nga ai, edhe pse është i vogël në moshë.

Mbrojtës që sulmon shumë – Vjen nga stili i lojës së trajnerit Juriç. Nëse njëri nga 3 mbrojtësit qendrorë ka hapësirë , mund të sulmojë me top. Por kemi patur raste.

Numri 13 në fanelë – Doja ta mbaja këtë numër se nuk është numër negativ. Mund të jetë dhe pozitiv”, shtoi Rrahmani.

Titulli i Serisë A - Shpresojë të fitojë Lacio Serinë A, por Juventus është i fortë

Shtuar më 16/02/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori