Kur Ronaldo kërkon përsëritjen e Messit! Video më e shikuar, portugezi dhuroi golin për Milanin (VIDEO)
Një nga videot më të shikuara në rrjetet sociale sa i përket ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit është rasti i golit të tretë të kuqezinjëve.

Gjithçka ka nisur me një gabim të Cristiano Ronaldo në mesfushë, që në fakt ishte i dyfishtë.

Fillimisht duke e pasur gabim për shokun e tij të skuadrës, ndërsa më pas topi do të përplasej tek lojtarët e Milanit.

Në kundërsulmin e shpejtë të vendasve do të vinte edhe goli i tretë për ta, duke i dërguar shifrat përkohësisht në 3-2, pasi fjalën e fundit e ka thënë Rebiç.

“Kur Ronaldo kërkon të përsëris Messin”, është mënyra sesi përshkruhet video për të treguar dhuratën e bërë për Milanin.
Shtuar më 08/07/2020, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori