Kur u mendua se lojtari do i bashkohej Napolit, ndërhyn Juventus
Napoli vijon të jetë aktiv në merkato, teksa pas Amin Younes, po ngulmon edhe për mesfushorin e avancuar të Sassuolos, Matteo Politano. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e trajnerit Sarri, për të synuar titullin kampion, duke qenë se këtë sezon janë shumë pranë.

Sassuolo po reziston të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të mirë, por napolitanët po ngulmojnë me një ofertë të parezistueshme, ku përfshihet edhe kartoni i sulmuesit anësor Ounas, që erdhi në verë nga Bordoja.

Gjithsesi, orët e fundit është Juventusi që po mendon t’ia komplikojë punën Napolit edhe në merkato. Bardhezinjtë kanë trokitur së fundi në dyert e Sassuolos dhe kanë kërkuar informacion për Politanon, duke bërë që të hapet një ankand tashmë./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori