Kuriozitete rreth përballjes Barcelona-Milan
Sot e gjithë bota është me sy dhe veshë në Camp Nou, aty ku sot në orën 20.45 do të luhet çerekfinalja e dytë dhe vendimtare mes dy emrave të mëdhenjë të futbollit europian dhe jo vetëm, Barcelona dhe Milan.

Ndeshja e parë e përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0 e le të hapur për të dyja skuadrat mundësinë e kualifikimit për në gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve.

Katalanasit janë favoritë përballë kuqezinjëve por të besuarit e Massimiliano Allegrit vijnë me moralin lart dhe me dëshirën për të avancuar më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa kuriozitete rrreth përballjes së madhe Barcelona-Milan ndër vite. /albeu.com/


1 - Barazimi 0-0 në “San Siro”, ishte ndeshja e parë që Barcelona nuk shënoi gol në 30 sfidat e saj të fundit në Evropë.

2 - Nëse Messi shënon sot, atëherë ai do të thyejë rekordin e golave në historinë e kompeticionit. Aktualisht argjentinasi është në kuotën e 12 golave, duke barazuar kështu rekordin e mbajtur deri tani nga Ruud Van Nistelrooy.
“Topi i Artë” ka shënuar 30 gola në 26 ndeshjet e fundit, ndërsa në total 49. Megjithatë, 24-vjeçari e ka tundur rrjetën vetëm 1 herë në 7 përballjet e tij me skuadrat italiane. Ajo ka qenë nga pika e bardhë, pikërisht ndaj Milanit në ndeshjen e Grupit H këtë sezon, në “San Siro”.

3 - Në transfertën e fundit të Milanit në “Camp Nou”, gjatë fazës së grupeve, italianët u bënë skuadra e tretë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënuan në minutën e parë dhe të fundit të ndeshjes (përfshirë dhe kohën shtesë).

4 - Statistikat tregojnë se kur një skuadër barazon 0- 0 në shtëpi, atëherë ka 33% shanse për t’u kualifikuar në fazën tjetër. 34 skuadra ia kanë dalë, ndërsa 64 janë eliminuar.

5 - Milani ka arritur gjithnjë të kualifikohet kur ka barazuar në “San Siro” 0-0 gjatë ndeshjes së parë. Kjo ka ndodhur në 3 raste të ndryshme.

6 - Milani nuk fiton ndaj Barcelonës në 6 përballjet e tyre të fundit në Evropë.

7 - Kuqezinjtë kanë fituar vetëm 4 nga 16 ndeshjet e tyre të fundit në Champions League.

8 - Xavi ka realizuar 327 pasime në 3 ndeshjet e tij kundër Milanit këtë sezon.
- Barcelona ka bërë më shumë se dyfishi i pasimeve të Milanit këtë sezon. (6608 me 3217).

9 - Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 ndeshjet e këtij sezoni. Por sulmuesi suedez është kapur në pozicion jashtë loje më shumë se çdo lojtar tjetër i kompeticionit (19 herë).
Shtuar më 03/04/2012, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori