Kuriozitete rreth përballjes Real Madrid-Apeol
1 - Reali i Madridit është kualifikuar gjithnjë në fazën e ardhshme të të gjitha kompeticioneve evropiane kur e ka fituar ndeshjen e parë në transfertë.

2 - Cristiano Ronaldo numëron 53 gjuajtje drejt portës këtë sezon të Champions-it, një më shumë se tentativat e gjithë skuadrës së APOEL-it (52).

3 - Rezultati i përgjithshëm mes Realit dhe skuadrave qipriote në histori është 29-1 në favor të “galaktikëve”.

4 - Në ndeshjen e parë në Nikosia, skuadra e Mourinho gjuajti 28 herë, ndërsa qipirotët e lanë spektator Kasijasin duke mos goditur asnjëherë.

5 - APOEL-i është skuadra e parë qipriote që arrin deri në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. – Duke përjashtuar ndeshjet kualifikuese, vetëm një herë në 21 precendentët evropianë spanjollo-qipriot kanë përfunduar me fitoren e klubit nga Qipro. Ajo është ndeshja Anorthosis Famagusta-Atletik Bilbao 2-0. (shtator 1994, e vlefshme për Kupën UEFA).

6 - Mesatarja e golave që Reali ka shënuar në “Santiago Bernabeu” këtë sezon të Champions-it është 4.25 gola për ndeshje.

7 - Barcelona është e vetmja skuadër që s’i ka lejuar Realit të shënojë gol në “Bernabeu” në 14 ndeshjet e fundit të Champions League.

8 - Benzema është duke kaluar sezonin më të mirë të tij në Champions League. Sulmuesi francez ka shënuar 7 gola. Duke përfshirë dhe 5 asistet e tij, ish-ylli i Olimpik Lion është përfshirë në 44% të aksioneve të golit të skuadrës (27 gola). Kjo mesatare është më e lartë dhe se ajo e Cristiano Ronaldos (29.6%, 6 gola dhe 2 asiste).
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori