Kurrë më parë te Man.United, Solskjaer hyn në histori
Dje, Manchester United festoi ndaj PSG me rezultat 2:1 dhe filloi sezonin e ri në Ligën e Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Golashënuesit për United ishin Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

Me këtë triumf United vendosi një rekord të ri të klubit, pasi për Djajtë e Kuq ky ishte triumfi i 10-të radhazi në ndeshjet si mysafir në të gjitha garat dhe kjo është histori sepse United nuk ka bërë kurrë një seri të tillë jashtë "Old Trafford".

Vargu i fitoreve të United filloi me një fitore të Kupës FA ndaj Norwich më 27 nëntor, pasuar nga Brighton (tri herë), Aston Villa, Crystal Palace, Leicester, Luton, Newcastle dhe PSG.
Shtuar më 21/10/2020, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori