Në intervistën dhënë për Televizionin Shenja menjëherë pas takimit me drejtuesit e LDK-së, kryetari i
Lëvizjes Vetëvendosje shprehet i bindur se edhe pas rinumërimit të vendvotimeve të kontestuara dhe pas ardhjes së votave nga diaspora,
vetëm se do të thellohet fitorja e
Lëvizjes Vetëvendosje me çka do të konfirmohet se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Bisedimet me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin
Kurti i sheh si shpresëdhënëse për formimin e qeverisë së re që do të kthejë sundimin e ligjit dhe do të forcojë shtetin.
Kreu i Vetëvendosjes njofton se janë dakorduar edhe për reduktimin e funksioneve në ekzekutiv për çka ai vlerëson se mjaftojnë
vetëm 12
ministra dhe nga 2 zëvendës
ministra për secilin.
Shtuar më 11/10/2019,
ora 17:16