Kush do ta besonte, edhe Xavi Alonso me probleme ligjore, rrezikon burgun
Xavi Alonso po kalon një moment aspak të mirë, pasi rrezikon të dënohet me burg nga gjykata spanjolle.

Ish-lojtari i Real Madridit, Liverpulit dhe Bajernit, akuzohet për evazion fiskal dhe është thirrur nga gjykata për të dhënë dëshminë e tij.

37-vjeçari dyshohet se ka fshehur nga taksat spanjolle të drejtat e imazhit, përmes një kompanie me qendër në Portugali.

Periudha për të cilët Alonso akuzohet, është ajo midis vitit 2010 dhe 2012.

Në rast se spanjolli shpallet fajtor për këto akuza, ai rrezikon deri në 5 vite burg dhe një gjobë pre 4 milionë eurosh.

Sigurisht, siç ka ndodhur shumë herë me disa yje të tjerë të futbollit dhe marrëdhëniet e tyre të dobëta me organet tatimore, pjesa e burgut mund të shmanget me marrëveshje financiare dhe pezullim.
Shtuar më 10/10/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori