Kush është ish-lojtari i Realit që fitoi 100 milion euro në Poker
Më shumë se 10 vite më parë tërhiqej një legjendë e futbollit, më saktë nga një tjetër tip futbolli, duke qenë se mes këmbëve të kundërshtarëve dhe topit, ai preferonte më shumë t’u thyente kaviljet rivalëve.

Por për Tomas Gravesen, ish-mesfushorin e Realit të Madridit, edhe jeta pa topin po shkon mjaft mirë.

Siç raportojnë nga Las Vegasi, danezi është një ndër figurat më të njohura të kazinove në vend duke qenë se në 10 vite ka fituar plot 100 milionë dollarë në tavolinat e pokerit, ndërsa humbjet kanë qenë 61 milionë.

Gjithsesi, fakti që bilanci personal është ende fitimtar dhe ai noton në miliona, shumë shpesh ka qenë edhe shënjestër e vajzave seksi, një tjetër ves i Gravesenit, i cili gjithsesi ka vendosur që të vërë kokën në vend.

Pas flirtit me aktoren Kira Igers, ish-mesfushori ka vendosur që të martohet me modelen Kamila Pirsi, e cila për të shmangur tradhtitë ka vendosur që ta shoqërojë “gogolin” Gravesen në çdo tavolinë pokeri ku ai luan.
Shtuar më 19/01/2020, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori