Kush është tifozja "bombë" që u fut në fushë gjatë finales së Ligës së Kampioneve (FOTO LAJM)

Quhet Kinsi Volanski, dhe është pikërisht femra që u fut në fushë, gjatë pjesës së parë të finales mes Liverpulit dhe Totenhemit në Madrid.

Hiret e saj e bënë që në pak minuta, profili i 22-vjeçares në Instagram të rritej me shifra të frikshme, teksa nga 300 mijë ndjekës që numëronte para këtij episodi, tashmë i ka dyfishuar, dhe rritet minutë pas minute me ritme të mëdha.

Kinsi prej 8 vitesh, është edhe e dashura e komedianit rus Vitali Zdorovetski, i njohur për videot e tij humoristike në "YouTube", por edhe ky i fundit, është futur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, në Brazil, në finalen që luhej mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Vetë i dashuri i saj, Vitali, ka reaguar në një postim në "Instagram", ku shkruan: "Vajza ime e bëri, u fut në finalen e Champions League. Jam kaq shumë krenar për ty, je gjithçka për mua".
Shtuar më 02/06/2019, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori