Kush janë Dardanët që mbrojtën flamurin kuq e zi nga grekët në Gjermani (FOTO LAJM)

Florim Gashi (majtas) qe mbrojti flamurin kombetar
Pëlqej
Sulmet e grekëve ndaj shqiptarëve sonte kanë kaluar çdo kufi. Klubi i futbollit të Athinës AEK ka kërkuar zyrtarisht ta largoje flamurin shqiptar nga stadiumi i Bayer Mynihut,shkruan albeu.com.

Por kjo nuk u lejua falë tifozëve Dardanët të cilët janë në Gjermani.

Përfaqësuesi i dardanëve në Gjermani, shqiptari nga Kosova Florim Gashi ka lenë me gisht në gojë grekët duke mbrojtur flamurin kombëtar.

Dardanët janë grup i tifozëve nga Kosova që mbështesin skuadrën e saj në çdo ndeshje.

Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës edhe një herë tregoi se shqiptarët sëbashku mund të jenë më të fortë./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori