"Kush nuk flet shqip, largohet nga ekipi" (VIDEO)
U19-Misioni "Elite Round"

Speciale - U19, Misioni "Elite Round"

Posted by Digitalb on 2015-11-11
Shqipëria po përjeton një moment të artë në futboll. Kuqezinjtë tanë na kanë krenuar me Kombëtaren e parë, duke na dërguar në Francë, por në vitet e fundit sinjale të mira ka pasur edhe te moshat që kanë arritur deri në fazën e "Elite Raunde".

Sot, kuqezinjtë e vegjël U­19 kanë fluturuar drejt Tbilisit të Gjeorgjisë së largët, ku deri më 17 nëntor, ata do të zhvillojnë ndeshjet eliminatore të grupit të 8­të për kampionatin europian të kësaj moshe.

Në këtë fushatë eliminatore përballë kuqezinjve tanë U­19 janë skuadra të forta, si Austria, Uellsi dhe Gjerogjia vendase. E gjithë vëmendja është te sfida hapëse, më 12 nëntor ndaj Austrisë, që është dhe pretendenti kryesor në grup.

Arjan Bellai, tani në rolin e trajnerit të kuqezinjve të rinj, jashtë anës sportive rrëfen edhe një “sekret” të punës së tij, si shumë të rëndësishme për formonin e futbollistëve të tij.

“Duke patur futbollistë nga shtetet e tjera, i kam ndaluar rreptësisht të flasin gjuhë të huaj. I kam thënë nëse dëgjoj dikë që flet në gjuhë të huaj, ikën nga ekipi. Këtu përfaqësojmë shqiponjën dhe asnjë tjetër”. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2015, ora 16:40
ben usa
e Mërkurë 11 Nëntor 2015, Ora 21:52
Ky zoteria ne vend qe ti falenderoje keta femije qe jane lindur dhe rritur jashte,po i kercenon me perjashtim nga nje pune VULLNETARE.
Shume turp per kete gjoja trajner
Si ja bejne ekipet e vendeve tjera qe kane futbolliste nga gjithe bota.Me siguri ky zoteri nuk din ENGLISH qe te merret vesh me femijet .....lol
goni
e Mërkurë 11 Nëntor 2015, Ora 21:58
Ky eshte diskriminim
Meso nje gjuhe te huaj zoti trajner....
endri
e Mërkurë 11 Nëntor 2015, Ora 23:52
Ky trajnjer ka te drejte sepse nje komunikim i mire mes lojtareve eshte gjeja me e mire qe mund te kete imagjinoni njeri te fliste italisht tjetri anglisht nje tjeter frengjisht apo gjermanisht si do te kuptoheshin per mendimin tim ai ka te drejte dhe ju qe kritikoni te tjeret te mesojne nje gjuhe te huaj mesojeni ju si fillim dhe mundohuni ta kuptoni mire thelbin e kesaj historie
forza albania
e Enjte 12 Nëntor 2015, Ora 00:06
Po kurrë paska dale ky ligj. Po unë kam menden me shku në Spanjë, por nuk flas Shpanjollisht, krejt botën shkruhen gjërat në gjuhën e atdheut të vet dhe në Anglisht. Dhe në krejt botën flitet Anglisht, se ty mor idiot që spo din Anglisht, nuk të kan faj lojtarët
pejani73
e Enjte 12 Nëntor 2015, Ora 06:29
Nuk ka faj ky trajner se dhe kryetari i federates Shqiptare qe e ka fut aty mbase vetem Shqip dine.Vellezer siamez mbase jane ata
Iliri
e Enjte 12 Nëntor 2015, Ora 10:30
Ky trainer vet po fol shqip me dialekt te fort grek.
Lakadikis makalikis kikirikis
Hehehe
Iliri
e Enjte 12 Nëntor 2015, Ora 10:32
Ky veq greqisht paska fol , ne greqi ku ka qen
Ku me msu tjera gju
ben usa
e Enjte 12 Nëntor 2015, Ora 17:51
per endri:
une di aq gjuhe te huaja sa ty s'ta merr mendja
English eshte gjuha nderkombetare dhe cdo njeri qe del jashte duhet te flase english perfshire trajnerin dhe ty ndoshta...
Mos u mundoni te mbuloni injorancen.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori