Kush është futbollisti shqiptar që mban tatuazh në gjuhën greke?

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mediat greke së fundmi i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mesfushorit më të ri të AEK-ut të Athinës, Astrit Ajdareviç.

Astriti ka lindur në Prishtinë dhe është larguar gjatë luftës kur ishte dy vjeç drejt Suedisë. Ai tashmë ka nisur një aventurë të re në Greqi dhe mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë tatuazhit në dorën e djathtë të futbollistit, me germa greke.

Gjithashtu, Ajdareviç është kritikuar në Lojërat Olimpike, teksa përfaqësonte Suedinë, pasi refuzoi të këndonte himnin.

“Unë gjithmonë e them se janë shqiptar nga Kosova. Jam krenar edhe që përfaqësoj Suedinë, pasi atje jam rritur dhe kam dashuri për atë vend. Por himnin nuk do ta këndoj asnjëherë se origjinën e kam shqiptare”, ka thënë Ajdareviç për kritikat.

Ai është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re tek AEK si edhe ka shpjeguar se në dorën e djathtë ka një tatuazh të emrit të tij me germa greke./Albeu.com/
Shtuar më 14/12/2016, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori