"Kush s'kërcen nuk është shkodran", si u prit Vllaznia pas fitores së sotme (VIDEO)
Vllaznia marshon e vendosur drejt titullit
kampion, i cili mungon në Shkodër që prej vitit 2001.
Skuadra e drejtuar nga Brdaric fitoi edhe në transfertën e sotme
kundër Bylisit, 0-1, duke ruajtur vendin e parë dhe diferencën +9 pikë me Teutën e vendit të dytë.
Me të mbërritur në Shkodër, autobusi i Vllaznisë është pritur nga dhjetëra tifozë, të cilët me shallë dhe me ngjyrat bardhekuq kanë përgëzuar skuadrën për sukesin e rradhës në javën e 15 të Superiores.
Tifozët rrethuan ekipin dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi
kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm
kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.
Vllaznia triumfoi sot në Ballsh falë golit të Ardit Hoxhajt në minutën e 94 të takimit dhe e sheh veten në krye të rënditjes në kuotën e 35 pikëve, ndërsa ndiqet nga Teuta që numëron 26 pikë.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 22:04