Edhe Freddy Guarin është nën provim. Forma e lëkundur e kolumbianit e ka sosur disi durimin e presidentit Massimo Moratti. Tani ish mesfushori i Portos nuk cilësohet si i "paprekshëm" në klubin zikaltër, raporton "Corriere dello Sport". Por, sipas të përditshmes sportive italiane, Guarin mund të jetë edhe i sakrifikuari i klubit për të sjellë në skuadër një prej objektivave të merkatos (Nainggolan, LuizGustavo e Paulinho janë më të kuotuarit)
Për momentin vetëm Tottenham ka bërë hapa përpara për kolumbianin. Villas Boas e njeh dhe e pëlqen shumë mesfushorin dhe ofron 15 milionë euro për kartonin e tij. /albeu.com/