Kushëriri i Sala: Ata e vranë Emilianon
Kushëriri i Emiliano Salas beson se nëse do të i ishte kushtuar më shumë kujdes organizimit të udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, atëhera ai nuk do të kishte përfunduar i vdekur.

Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson u zhduk më 21 janar, mbi Kanalin Anglez, ndërsa këtë muaj u gjetën rrënojat e aeroplanit në fund të detit. Javën e kaluar, u identifikua edhe trupi i argjentinasit,raporton expres sport.

Matias Gatti e ka shprehur pakënaqësinë e tij më mënyrën se si shkoi ky proces dhe ka thënë se Sala ishte vrarë nga njerëzit të cilët ishin përgjegjës për agjendën e futbollistit.

“Ata e vranë Emilianon. Gjithçka u planifikua keq dhe ata e obliguan atë që të udhëtojë me atë aeroplan”, ka thënë Gatti.

Vendlindja e Salas, Santa Fe, ia dha lamtumirën sot ish-sulmuesit të Nantes, pasi që atje u mbajt sot në mëngjes funerali i tij.

“Ai filloi të bëhet një personalitet i rëndësishëm dhe ata e lënë atë të vetëm sepse ai shkoi atje pa asnjë përfaqësues. Besoj se kjo gjë duhet të hetohet edhe më shumë sepse ka shumë parregullsi qysh nga fillimi’, shtoi Gatti.

“Ata duhej të ishin kujdesur më shumë për të dhe t’ia siguronin atij një udhëtim me një aeroplan në gjendje më të mirë”


Shtuar më 17/02/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori