Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Kushti absurd që i vendos Reali trajnerit Solari për një kontratë 3-vjeçare
Skuadra e Real Madridit ja besoi rolin e trajnerit, Santiago Solarit i cili kishte dhe drejtimin e Real Madrid Castilla. Në Spanjë ardhjen e Solarit në skuadër e krahasojnë njësoj si me ardhjen e Zinedine Zidane. Të dy erdhën për të ndrequr gabimet e trajnerëve paraardhës.

Solari ka bërë një nisje të mirë me skuadrën madrilene, madje në Spanjë gjithnjë e më shumë janë duke e përforcuar idenë se Solari mund të firmosë kontratë afatgjatë me “Los Blancos”. Por është vetëm një kusht që pengon këtë gjë që të ndodhi.

Një kusht që duke parë gjendjen e Realit në këto momente mund të quhet absurd. Pra sipas asaj që bën me dije “Don Balon” fitimi i Champions League-s në fund të sezonit do të bënte që drejtuesit t’i besonin teknikut Solari një kontratë 3 vjeçare.
Shtuar më 10/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori