Ky autobus duhet të presë
Real Madrid kishte gjithçka gati për të festar trofeun e tij të 19 në Copa del Rey. Kundërshtari i tyre, Atletico Madrid, kishte 14 vjet që nuk i mundte në një ndeshje zyrtare, ndaj dhe "Los Blancos" e mendonin të sigurtë suksesin në stadiumin e tyre, "Santiago Bernabeu".

Galaktikët kishin përgatitur dhe autobusin e festës. Totalisht i bardhë dhe i zbuluar në të cilin kishin shkruar: "Kampionë", "19 Copa del Rey" dhe "Faleminderit madrilenë".

Por fatkeqësisht për Realin dhe fatmirësisht për Atleticon, trofeu i Copa del Rey 2013 shkoi në "Vincente Calderon", prandaj autobusi i festës së Real Madrid duhet të presë sezonin tjetër për të dalë nëpër rrugët e qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori