Ky djalosh shpërthen në lot nga gjesti i Salah (VIDEO)


Pëlqej
Liverpool mori një fitore të madhe dje kundër Southampton me rezultat 3-0, ku pretagonist në dy gola e "the Reds" ishte sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Golin e fitores për Liverpool e shtyu në rrjetë Mohamed Salah, por për egjiptianin më shumë bëri bujë një gjest në përfundim të lojës se sa goli i shënuar.

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah lumturoi një prej fansave në shkallët e stadiumit.

Në një letër të vogël, djaloshi kërkonte nga “mbreti egjiptian” fanellën e tij dhe Salah ia plotësoi këtë kërkesë.

Duket se pavarësisht dëshirës së madhe, djaloshi nuk e priste dhe iu duk gati e pabesueshme që në duar kishte fanellën e lojtarit të tij të preferuar dhe menjëherë shpërtheu në lot.

“Nuk kam sesi të të falënderoj. Më bëre mua dhe djalit tim të qaj. Këto janë momente me shumë vlerë në jete. Djali im nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë”, shkruan babai i djaloshit në Tëitter.
Shtuar më 23/09/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori