Ky do të jetë kundërshtari i Liverpool në gjysmëfinales në Kupën e Botës për Klube
Liverpooli ka mësuar tashmë kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në Katar.

Kampionët aktual të Europës në gjysmëfinale të këtij kompeticioni do të përballen me skuadrën meksikane Monterrey.

Bëhet fjalë për fituesit e Ligës së Kampionëve në CONCACAF, meksikanët e Montrrey, të cilët ditën e sotme mposhtën 3-2 ekipin e Al Sadd.

Në këtë mënyrë ata kualifikohen në gjysmëfinale dhe do të takohen me Reds në Khalifa International Stadium të mërkurën më 18 dhjetor.

Goli i sulmuesit Bafetimbi Gomis ishte i mjaftueshëm për të fituar Al Hilal ndaj ES Tunisit me rezultat 1-0, që do të thotë se fituesit e Ligës së Kampionëve në AFC do të përballen me Flamengon në gjysmëfinalen tjetër që zhvillohet të martën.

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube

17 dhjetor – Flamengo – Al Hilal

18 dhjetor – Monterrey – Liverpool
Shtuar më 14/12/2019, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori