Ky është arbitri i cili do të vendos drejtësi në ndeshjen Shqipëri - Uells
Shqipëria do të luajë nesër miqësoren në “Elbasan Arena” ndaj Uellsit, në orën 20:00, ndërkohë që UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë takim.

Trupa e arbitrave do të jetë nga Maqedonia, me kryesor Dejan Jakimovski, dhe asistentë të tij Nikola Karakolev dhe Kushtrim Lika. Ky i fundit, vjen nga Komuna e Kërçovës në Maqedoni, një komunë e pjesës perëndimore të Maqedonisë, ku shqiptarët përbëjnë popullsinë më të vjetër autoktone.

33-vjeçari Jakimovski ka qenë edhe një herë tjetër në gjykimin e Shqipërisë, në miqësoren e 5 marsit të 2014-ës, ndaj Maltës, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0, falë golave të Bashës dhe Mehës.
Shtuar më 19/11/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori