Ky është arbitri shqiptar që është rrahur më shumë nga tifozët, mban dhe stemën e FIFA-s
Gjyqtari anësor që ka edhe stemën e FIFA-s, Denis Rexha, duket se është “preja” e preferuar e tifozëve. Në sfidën e djeshme në Kavajë, është hera e tretë për Rexhën që goditet këtë sezon.

Fillimisht, është goditur në ndeshjen Tirana-Teuta në fazën e parë kur ishte arbitër i katërt. Më pas, Rexha u godit me boçe pishe në kokë, duke u gjakosur në sfidën e luajtur në Kamzë, Kukësi-Laçi. Edhe pse u gjakos në atë ndeshje, Rexha pranoi të qëndronte në fushë duke arbitruar.

Dje ishte rasti i tretë këtë sezon që arbitri anësor i Kolegjiumit të Tiranës goditet nga tifozët. Por, dje ka rrezikuar shumë, pasi është goditur me një pllakë betoni që i shkaktoi mpirjen thuajse totale të njërës dorë. Këtë sezon kanë qenë të shumta rastet e dhunës së tifozëve ndaj arbitrave.
Shtuar më 14/04/2019, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori