Ky është dënimi për tifozin që goditi lojtarin e Aston Villës
Agresori që goditi pas koke Jack Grealish në derbin mes Birmingham dhe Aston Villa është dënuar me 14 javë burg, si dhe është përjashtuar të shkelë për 10 vjet në çdo stadium ku zhvillohen aktivitete futbollistike.

Paul Mitchell, 27 vjeç, një tifoz i Birmingham hyri në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes, ditën e diel dhe e goditi kapitenin e skuadrës kundërshtarë.

Avokati mbrojtës i agresorit në seancën gjyqësore tha se klienti i tij nuk mund ta shpjegonte veprimin që kishte kryer, pasi qëllimi i tij ishte thjeshtë të dilte në fushë dhe të ndizte atmosferën e tifozëve. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori