Ky është ekipi rival i Kukësit në Europa League
Pëlqej
Kukësi edhe pse u eliminua nga Champions League pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 0-5 ndaj Qarabag ende vazhdon ëndrrën europiane të Europa League.

Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit të dytë për nga rëndësia, nënkampionët e vendit do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit, me këta të fundit që eliminuan ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe.

Takimi i parë do të zhvillohet në ‘Loro Boriçi’, më datën 9 gusht, ndërsa një javë më pas, më 16 gusht, klubi shqiptar do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë. /albeu.com./

Shtuar më 03/08/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori