Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Izraelit
Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Izraelin, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një fitore në Ber Sheva do t’i rriste ndjeshëm shanset e kuqezinjve për të dalë të parët në grup.

4-5-1 është skema që tekniku Panucci, pritet të përdorë në sfidën e nesërme, teksa ka dilema në krahun e majtë të mesfushës. Enis Gavazaj është në balotazh me Ermir Lenjanin, i cili së fundmi ka bërë paraqitje tepër të kënaqshme.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Ndërsa mbrojtja pritet të rreshtohet me katër, ku Hysaj në të djathtë dhe Binaku në të majtë. Qendra do të formohet nga dyshja Mavraj-Gjimshiti.

Për sa i përket mesfushës, Basha-Xhaka dhe Memushajn pritet të startojnë si titullar në qendër, teksa Eros Grezda do të pozicionohet në të majtë, ndërsa në të djathtë Gavazaj. Në majë të sulmit duket se do të jetë Bekim Balaj.
Shtuar më 13/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori