Ky është formacioni i mundshëm i Kombëtares pas ikjes së Panuccit
Shkarkimi Panuccit nga stoli i Kombëtares bëri bujë të madhe. Tashmë e gjithë vëmdneja shkon se kush do të jetë trajneri i ardhshëm që pritet ta kthejë tek fitoret Shqipërinë.

Por një shqetësim tjetër është se nesë për humbjet ishte faji i Panuccit, me çfarë formacioni do të luaj tani Kombëtarja.

Megjithëse e pret një ndeshje më e lehët se me Turqinë ku përballë do të kemi Andorran përsëri duhet bërë kujdes.

Evin Bulku dhe Sulejman Mema pritet të rikthejnë shpresën e Shqipërisë që sot në mbrëmje do të përballet me Andorrën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Sigurisht që me pezullimin e Strakoshës nga ish-trajneri, porta do t’i besohet Etrit Berishës.

Në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, me Gjimshitin e Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin nga krahët.

Në treshen e mesfushës , duke marrë në konsideratë faktin që kërkohet më shumë fantazi ndaj një kundërshtari që do të parkojë autobusin do të aktivizohen Basha-Kaçe-Xhaka.

Sa i përket sulmit, Uzuni dhe Grezda do të jenë në mbështetje të Sadikut. Gjithsesi, deri kur të bëhet zyrtar formacioni mund të ketë ndonjë ndryshim të minutës së fundit.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Xhaka , Kaçe, Grezda, Uzuni, Sadiku.

Shqipëria do t’i kërkojë vetëm tri pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:53
Trump
e Hënë 25 Mars 2019, Ora 13:07
I njejti mut vetem se ne form te ndryshme!! Po nje plus i madhe eshte qe luhet kunder andores e nese i a dalin kesaj radhe ateher te ndrrohet gjithe stafi NEPOTIZËM..!!
Trump
e Hënë 25 Mars 2019, Ora 13:08
I njejti mut vetem se ne form te ndryshme!! Po nje plus i madhe eshte qe luhet kunder andores e nese i a dalin kesaj radhe ateher te ndrrohet gjithe stafi NEPOTIZËM..!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori