Ky është formacioni më i mirë i javës në Seria A, mbretëron Inter (FOTO LAJM)

Pëlqej
Plot 3 futbollistë të Interit janë përzgjedhur në 11-shen më të mirë të javës së 13-të të Serisë A, publikuar nga Whoscored.com.

Zikaltrit arritën të marrin një fitore të pastër 2-0, ndaj një kundërshtari aspak komod si Atalanta dhe Icardi, D’Ambrosio e Skriniar, ishin 3 futbollistët që u bënë pjesë e formacionit më të mirë të javës.

Krahas Interit, në formacion përfaqësohen me nga 2 futbollistë Sampdoria që mposhti Juven, Roma që triumfoi në derbi dhe Sassuolo që fitoi ‘in extremis’ ndaj Beneventos. Portieri i Cagliarit, Rafael dhe mbrojtësi i SPAL-it, Felipe, plotësojnë 11-shen më të mirë të javës.

Ja formacioni më i mirë i javës së 13, të Serisë A, sipas Whoscored.com. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori