Ky është ish-lojtari i Bayer Leverkusenit që vdiq si dëshmor i Shtetit Islamik
Pëlqej
Sot që janë mbushur 5 vite të plota nga historia e trishtë e Burak Karan, rrjetet sociale kanë bërë bujë të madhe duke e kujtuar talentin e futbollit gjerman që përfundoi duke rënë dëshmor si ushtar i Shtetit Islamik.

Burak Karan lindi në shtator të vitit 1987 në Vupertal, një qytet mes Këlnit dhe Dortmundit. Ai spikati që i vogël për talentin në futboll dhe u aktivizua në skuadrat e moshave të Bayer Leverkusen, gjë që i hapi rrugën e kombëtares së Gjermanisë, ku ishte pjesë e ekipeve U-16 dhe U-17, ku luajti me emra si Sami Khedira, Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo.

Karriera e tij ndryshoi kur në moshën 19-vjeçare pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Ishte kjo periudha kur ai u tërhoq nga lufta dhe ndjenjat e tij fetare. Në moshën 20-vjeçare u radikalizua dhe nisi të çojë ilaçe dhe ushqime në Siri.

Familjarëve u tha se paraja dhe karriera nuk ishin të rëndësishme për të, ndërsa një ditë të bukur vendosi të shkonte vetë në Siri, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.

U bë pjesë e grupeve xhihadiste dhe në vitin 2013, duke luftuar në Azaz kundër besnikëve të Al-Assad, aviacioni bombardoi pozicionet e ISIS-it, në njërën prej të cilave ndodhej edhe Burak Karan. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori