Ky është kundërshtari i Laçit në turin e dytë të Europa Leagues
Pëlqej
Laçi do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës kundër klubit të madh norvegjez.

Ashtu siç ishte parashikuar që në hedhjen e shortit më 20 qershor nga UEFA, fituesi i çiftit Laçi-Anorthosis do të luante me fituesin e çiftit Molde-Glenavon.

Skuadra norvegjeze ka arritur të fitojë të dyja takimet kundër ekipit irlandezo-verior.

Ndeshja e parë do të luhet në Laç më 26 korrik, ndërsa ajo e kthimit në Norvegji më 2 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori