Ky është kundërshtari i McGregor për të siguruar sfidën me Khabibin
Conor McGregor duket se i ka siguruar vetës një duel i cili do t’i mundësonte revanshin me Khabib Nurmagomedov.

Conor McGregor do të përballet me Donald Cerrone, dhe duket se marrëveshja është arritur.

Një duel e kishte paralajmëruar edhe Cerrone i cili kishte thënë se lufta mes tyre do të zhvillohet këtë vit.

“Definitivisht do të bëhet këtë vit” Cerrone ishte përgjigjur kur ishte pyetur për një duel të mundshëm me McGregor.

Kujtojmë se McGregor është suspenduar me gjashtë muaj pamundësi për tu ndeshur nga Komisioni i Nevadas, pas ngjarjeve të UFC229.

Por, ai do të jetë i lirë të luftojë në prill, dhe duket se kundërshtari i tij do të jetë Cerrone.

Fituesi i këtij dueli besohet se do të jetë kundërshtari i ardhshëm për Khabib Nurmagomedov. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori