Ky është mbrojtësi që ka po aq asistime sa Messi dhe Hazard këtë sezon
Lionel Messi dhe Eden Hazard kanë që të dy nga dhjetë asiste pas vetes, në ndeshjet e këtij sezoni. Mbrëmë edhe mbrojtësi i Bayern Munichut e asistoi golin e dhjetë për këtë sezon.

Ai e mban tani të njëjtën statistikë me dy nga futbollistët më të mirë në Evropë, Messi dhe Hazard.

“Unë jam i kënaqur me golat dhe asistimet e mia, veçanërisht pasi që kjo gjë do të thotë se unë jam duke i ndihmuar ekipit tim”, ka thënë 24-vjeçari.

“Por, unë jam i lumtur edhe kur nuk jam i përfshirë në gola, por ne fitojmë përsëri. Puna ime kryesore është të mbrojë, të sigurohem se ne nuk pranojmë gola. Dhe ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, dekalroi Kimmich. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori