Ky është Messi, kjo është Barcelona (VIDEO)
Messi
Fitore e thellë e Barcelonës në ndeshjen e zhvilluar sonte me skuadrën e Viktoria Plzen, me rezultat 4-0. Tre nga katër golat, u shënuan nga ylli i futbollit, Lionel Messi.

Goli i parë erdhi në minutën e 22-të dhe u shënua nga Messi, i cili realizoi me sukses penalltinë, duke shënuar golin e dyqind me fanellën e Barcelonës.

Edhe goli i dytë u shënua nga Messi, këtë herë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në minutën e 72-të, Cuenca e gjeti me një harkim Cesc Fabregasin, i cili e ngriti epërsinë në 3-0.

Dhe në fund, sërish shfaqet Messi, i cili në minutat shtesë të takimit (90’+2), me ndihmën e Gerard Pique, kompletoi het-trikun e tij.

Pas kësaj fitore, Barcelona pozicionohet në krye të Grupit H me dy pikë diferencë nga Milani që barazoi përballë BATE Borisovit. /albeu.com/


Shikoni golat:

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=1lt2VZmPyYt1tief" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=hwUhdMgKPMjkULtH" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=Lj6Xzy3n5CN7gGU8" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=ULdAHCcibYk6x55z" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />
Shtuar më 01/11/2011, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori