Ky është personi që i ka thënë Arthurit të transferohej në Barcelonë
Arthur Melo, mesfushori i Porto Alegre Gremio, ka folur përsëri për Barcelonën">Barcelonën, me klubin që ka nënshkruar për edicionin 2018/19.

21-vjeçari në një intervistë për 'O Globo', ka thënë fjalë të mira për klubin e tij të ardhshëm dhe ka mbajtur biseda me disa lojtarë brazilianë për të shpjeguar se si punohet dhe jetohet në Barcelonë.

Mesfushori thotë se tani qëllimi i tij është të fitojë një vend në ekipin kombëtar që do të luajë në Kupën e Botës "Rusi 2018".

Arthur ka thënë se një nga personat e parë që ai e pyeti për Barcelonën">Barcelonën ishte Neymar, lojtari aktual i PSG. "Kur fillova të merrja informacione dhe thashetheme për interesimin e Barcelonës, kisha një bisedë të vogël me Neymar në ekipin kombëtar, e pyeta për Barcelonën">Barcelonën dhe ai vetëm vlerësoi klubin dhe qytetin, ai më rekomandoi të shkoja në Barcelonë", deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori