UEFA dëshiron të bëjë ndryshime në sezonin e
ardhshëm, në mënyrë që ta përfundojë sezonin
aktual në gusht, dhe kështu t’i lehtësojë dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus.
Gazeta angleze "The Times" shkruan se organi qeverisës i futbollit
evropian është duke planifikuar ta përfundojë sezonin
aktual gjatë verës, por për ta bërë këtë i duhet të gjejë zgjidhje për t’i kufizuar implikimet për sezonin e
ardhshëm.
Sezoni i
ardhshëm duhet të përfundojë në maj, pasi Kampionati
Evropian 2020 u shty dhe u vendos të luhet pikërisht verën e ardhshme, në muajt qershor dhe korrik 2021.
E përditshmja angleze shkruan se UEFA shpreson se do të takohet për të biseduar rreth mënyrës sesi t’i përshtat garat e sezonit të
ardhshëm dhe si ta përfundojë sezonin
aktual 2019/20.
Ndër hipotezat për diskutim është edhe shkurtimi i numrit të ndeshjeve të Kombëtareve për përgatitje për Kampionat
Evropian, në mënyrë që t’i hapet rrugë një orari më intensiv të ndeshjeve në ligat evropiane.
Shtuar më 30/03/2020,
ora 14:32