Ky është prentimi i Gattusos pas fitores ndaj Romës
Pas humbjes ndaj Napolit, Milnai mbrëmjen e djeshme ktheu faqen në sekondat e fundit të lojës duke kaluar në avantazh ndaj Romës dhe kështu sigurojë 3 pikët e para në Serie A.

Mbrëmjen e kaluar në mbështetje të Milnait ishin figura të mëdha të këtij klubi si , Kaka me drejtorët e rinj Leonardo dhe Paolo Maldini.

Dikur këta emra të gjithë së bashku i kanë dhënë shumë trofe Milanit dhe tashmë po përpiqen ta ringrejnë përsëri.

Për këtë ka folur edhe trajneri aktual i Milnait, Gattuso.

“Është e drejtë vetëm që ka entuziazëm për ata që kanë shkruar historinë e Milanit, por nuk duhet të mendojmë se skuadra e tanishme duhet t’i japë fund gjithë kësaj. Ne duhet të gjejmë motivimin tonë nga vetja, në fushën e stërvitjes çdo ditë. Ne mund të luajmë me futboll të mirë këtë vit, të punojmë me qetësi më të madhe se sezoni i kaluar dhe të bëjmë gjëra të mira”, tha Gattuso /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori