Ky është profili zyrtar i Lorik Canës (VIDEO)

Posted by Lorik A Cana on 2015-04-24
Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, ka vendosur që me anë të një video-mesazhi në Facebook, ta japë vetë lajmin se cili është profili i tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në tre gjuhët të ndryshme, anglisht, frëngjisht dhe shqip, Cana shprehet i lumtur të prezantojë profilin e tij zyrtar në Facebook me rreth 503 mijë fansa.

Ky është një lajm i mirë për futbollistin por edhe për tifozët e shumtë pasi në Facebook ka disa profile me emrin e Lorik Canës.

Profili zyrtar i Canës është njohur zyrtarisht nga Facebook dhe në krah të emrit ka një shenjë blu. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori