Ky është reagimi i trajnerit të Dynamos kur mësoi se do të mungojë Messi
Trajneri i Dynamo Kiev, Mircea Lucescu nuk ndihet i lehtësuar që Lionel Messi do të mungojë me Barcelonën kundër skuadrës së tij.

Trajneri rumun theksoi para ndeshjes se Barcelona do të jetë më e fortë në mbrojtje, edhe pse e pranon që katalanasit luajnë në një nivel tjetër me argjentinasin.

"Barcelona është Barcelonë. Natyrisht që prania e Messit në fushë u jep atyre përparësi në sulm dhe në aspektin e aftësive", tha Lucescu.

"Por mungesa e tij do t’i bëjë ata të luajnë më mirë në mbrojtje. Ne duam të fitojmë nesër (sot). Për ne, fitorja është shumë me rëndësi", shtoi ai.

Kujtojmë që sot Dynamo e pret Barcelonën në stadiumin NSC Olimpiyskiy, për ndeshjen e javës së katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Shtuar më 24/11/2020, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori