Ky është rekordi i ri i vendosur nga Cristiano Ronaldo në Serie A
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të vendos rekorde të re në futboll.

34 vjeçari që në verën e vitit 2018 për 115 milionë euro iu bashkua Juventusit nga Real Madrid, me dy golat e fundit të shënuar ndaj Parmas në Serie A, ka arritur një rekord të ri.

Ronaldo bëhet vetëm lojtari i tretë i Juventusit që pas 22 xhirove në Serie A arrin numrin e 17 golave.

Këtë më parë e ka arritur edhe David Trezeguet në sezonin 2005/06 (18 gola) dhe Michael Platini në sezonin 1983/84 (18 gola).
Shtuar më 07/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori