Ky është rivali i Hysajt te Napoli
Presidenti Aurelio De Laurentiis i bën një dhuratë Ancelottit dhe tifozëve të Napolit.

Napoli ka arritur marrëveshjen me PSV Eindhovenin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arias. Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Elseid Hysaj, por kjo nuk do të thotë se shqiptari duhet të bëjë gati valixhet.

Përkundrazi, futbollisti kuqezi mbetet i paprekshëm dhe thjesht do të ketë një konkurrent të denjë për vendin e titullarit. Krahu i djathtë i mbrojtjes ishte pozicioni i vetëm ku Ancelotti nuk kishte një dublues.

Nga ky transferim klubi holandez do të përfitojë 11.5 milionë euro, ndërsa lojtari kolumbian një pagë 1.6 milionë euro në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori