Ky është shqiptari që luan me helmetë
Një dëmtim në kokë disa kohë më parë, e ka bërë Klaus Gjasulën ta shikojë ndryshe shëndetin e tij. Sot, 26-vjeçari është i vetmi futbollist profesionist në Gjermani, që mban një helmetë. Jo sepse është i dëmtuar, por për të parandaluar një dëmtim. “Nuk e mbaj për modë, por sepse ndihem më i sigurt me të”, – tregon djaloshi i lindur në Tiranë.

Klausi, vëllai i vogël i ish mesfushorit të kombëtares Jurgen Gjasula, luan në kategorinë e tretë gjermane me Stuttgarter Kickers. E lehtë nuk ka qenë për të të mbajë këtë helmet.

Shpesh herë kundërshtarët kanë provuar ta ngacmojnë me fjalët “vajzë” apo “ik luaj më mirë shah.” Megjithatë mesfushori nuk është ndikuar nga këto fjalë : “Pas duelit të parë mbaronin ngacmimet. Unë jam shumë agresiv në fushë”, vazhdoi ai.
Shtuar më 02/04/2016, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori