Ky është trajneri i preferuar i Perezit
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle trajneri italian, Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit.

Ish-tekniku i Chelseat nuk ka arritur një marrëveshje me skuadrën madrilene në pjesën e pagës. Por duket se në këto rrethana skuadra madrilene do të shkojë drejt një zgjidhjeje të përkohshme.

Që do të thotë se drejtimin e pankinës “Los Blancos” do ta marrë trajneri i Real Madrid Castilla, Santiago Solari.

Kjo pasi i preferuari i presidentit Florentino Perez është tekniku i Belgjikës, Roberto Martinez i cili ka bërë një punë të mirë me Kombëtaren belge.
Shtuar më 29/10/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori