Ky gol spektakolar në Zvicër po bën xhiron e botës (VIDEO)
Zvicër është shënuar një gol në një ndeshje të një kampionati inferior mes Servette dhe Zurich. Anthony Sauthier quhet autori i tij, i cili me shumë gjasë do ta mbajë mend tërë jetën e tij.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi gjithçka nisi nga një rivënie anësore, e topi pasi u prek për herë të parë me këmbë, nuk e pa më fushën e blertë, derisa të ndalej pas 3 prekjesh në rrjetën e portierit të Zurichut.

Servette ndodhej në mesin e tabelës, por fitorja 2-0 ndaj kryesuesve që pretendojnë ngjitjen në Superligën zvicerane, i ka ngjitur ata në vendin e tretë me 28 pikë.
Shtuar më 08/02/2017, ora 11:00
Hoho
e Mërkurë 8 Shkurt 2017, Ora 13:16
Gol pa plan ore .. deshi te centron e jo per te shenuar gol!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori