Ky Juventus, kopje e Milanit tim
Ish-trajneri i suksesshëm i Milanit, Arrigo Sacchi, fitues i shumë trofeve me kuqezinjtë, shikon një ngjashmëri të madhe ndërmjet Juventusit të Antonio Contes dhe Milanit të tij.

"Janë të pakta klubet italiane që po shpalosin një futboll pozitiv në fushë. Një gjë të tillë e bënte njëherë e një kohë Milani im, kurse tani Juventusi. Kur them futboll pozitiv, e kam fjalën te loja e organizuar e një skuadre dhe te ekuilibrat e saj në fushë. Kjo gjë kërkon shumë kohë, si dhe një organizim të mirë. Mirëpo tek ne tifozët vlerësojnë vetëm rezultatin dhe jo futbollin e bukur. Prandaj, i ftoj tifozët italianë të bëjnë durim ndaj skuadrave të tyre edhe kur ata humbasin", u shpreh tekniku i njohur italian. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori